Një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar nga halla e saj
Një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar nga halla e saj dje në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia tha se e dyshuara u lirua në procedurë të rregullt.
“Pejë 14.11.2025 – 17:00. Raportohet se viktima e mitur femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga halla e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”.
(Kosova Sot Online)
