Kjo është gjendja e ushtarit që u plagos nga kolegu

  • A.P /
  • 17 November 2025 - 11:45
Kjo është gjendja e ushtarit që u plagos nga kolegu

Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, që dyshohet se është plasgosur nga kolegu i tij, është dërguar për treman mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë e ka konfirmuar Nasel Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK.

I njëjti ka theksuar se i plagosuri është në gjendje stabile.

“Ai ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.

Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, ka theksuar se një rast i plagosjes ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Sharban të Prishtinës.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person”, ka thënë Pllana.


(Kosova Sot Online)