Përgatituni, ky mot do t'ju mirëpret sot

  • A.P /
  • 18 November 2025 - 07:20
Përgatituni, ky mot do t'ju mirëpret sot

Të martën Kosova futet nën një mot të rënduar. Re të dendura mbulojnë shumicën e vendit dhe shiu paraqitet herë pas here gjatë ditës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mbrëmja pritet të sjellë reshje më të forta në disa zona, bashkë me bubullima. Ka gjasa që disa lumenj të rritin nivelin dhe të krijohen vërshime të shpejta në pika të ndjeshme.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 5°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 8°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)