KRU 'Prishtina' del me njoftim
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel te qytetarët që të mos i hapin pusetat e kanalizimit sepse mund të shkaktojë dëme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"
“Të nderuar konsumatorë! Kujdes! Mos i hapni pusetat e kanalizimit që të shkarkoni ujërat atmosferike në kanalizim. Kjo mund të shkaktojë dëme në shtëpitë tuaja”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)
