Vuçiç është paditur në prokurori

  • A.P /
  • 19 November 2025 - 07:50
Vuçiç është paditur në prokurori

Gazetari hulumtues kroat Domagoj Margetiq ka paraqitur një kallëzim pranë Zyrës së Prokurorit Publik në Milano, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në Itali lidhur me të ashtuquajturin “Sarajevo Safari” – akuza sipas të cilave qytetarë të huaj paguanin për të qëlluar mbi civilët gjatë rrethimit të Sarajevës, para më shumë se 30 vjetësh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në kallëzimin e tij, Margetiq pretendon se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “gjatë viteve 1992 dhe 1993 ka qenë vullnetar i paligjshëm në Sarajevë dhe pjesë e një njësie paramilitare nën kontrollin e Partisë Radikale Serbe”. Sipas tij, njësia komandonte nga Slavko Aleksiq, figurë e njohur e forcave paraushtarake serbe të asaj kohe, raporton RadioSarajevo

Varrezat Hebraike – lokacioni kyç i akuzave

Në kallëzim thuhet se njësia e Aleksiqit ishte e dislokuar në Varrezat Hebreje të Sarajevës, një pozicion nga i cili, sipas akuzave të ndryshme, zhvilloheshin “safari njerëzore” për të pasur të huaj – përfshirë italianë – që paguanin për të qëlluar me snajper mbi civilë gjatë rrethimit të qytetit.

Margetiq thekson se pikërisht në këtë zonë ndodhej edhe Vuçiq në periudhën 1992–1993, gjë që sipas tij është përmendur më parë në Hagë nga Vojislav Sheshel dhe avokati i tij Zoran Krasiq.

Hetimet në Itali

Hetimet për “sarajevo safarin” në Milano nisën pasi gazetari italian Ezio Gavazzeni dorëzoi një padi lidhur me akuzat se qytetarë italianë dhe të huaj të tjerë paguanin anëtarë të forcave serbo-boshnjake për t’i çuar në pozicione snajperësh, ku mund të shtinin mbi civilët sarajevas. Lidhur me këtë ka raportuar edhe Reuters.

Konteksti historik

Gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë (1992–1995), janë vrarë rreth 100 mijë persona, kryesisht civilë. Rrethimi i Sarajevës mbetet një nga kapitujt më të errët të luftës, ndërsa akuzat për “turizëm snajperësh” përbëjnë një nga aspektet më shokuese që ende po hetohen në nivel ndërkombëtar.


(Kosova Sot Online)