Vjosa Osmani uron Letoninë për 'Ditën e Pavarësisë'
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar popullin e Letonisë dhe presidentin Edgars Rinkevičs për Ditën e Pavarësisë së këtij vendi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Osmani ka theksuar se ishte një privilegj të vizitonte Rīgën dhe një nder të mirëpriste presidentin Rinkevičs në Prishtinë këtë vit, duke vlerësuar vazhdimin e forcimit të lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ajo gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Letonisë.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen e qëndrueshme të Letonisë dhe presim me padurim të ndërtojmë mbi këtë partneritet në vitet e ardhshme”, ka shkruar Osmani në X.
(Kosova Sot Online)
