Një i mitur është arrestuar në Podujevë

  • A.P /
  • 19 November 2025 - 11:45
Një i mitur është arrestuar në Podujevë

Një i mitur është arrestuar pasditen e djeshme në Podujevë pasi që i njëjti kishte therur me thikë dy bashkëmoshatarë të tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si pasojë e sulmit, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e qytetit pastaj janë dërguar edhe në QKUK.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar thikën e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njoftoi policia në raport,


(Kosova Sot Online)