Peci: GUXO preferon datën 28 dhjetor për zgjedhjet
Faton Peci, nga GUXO, ka thënë se ata preferojnë datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Këto deklarata ai i dha pas takimit me presidenten Vjosa Osmanin, dhe liderët e tjerë të partive politike.
‘’Pat diskutime të ndryshme se kur është opsioni më optimal dhe më i favorshëm për qytetarët e Kosovës. Ne si GUXO kemi mbrojte qëndrimin se mes datës 21 dhjetor dhe 28 dhjetor, kemi preferuar datën 28. Arsyeje janë të thjeshta, për shkak se KQZ ende nuk ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale,.
Për shkak të nevojës të kemi koordinimin dhe përgatitje më të mirë të KQZ edhe të partive, dhe njëkohësisht dhe për nevojën e organizimi t më të mirë në nivelë të ambasadave dhe të konsullatave në vende të BE’, SHBA’së. Ky është propozimi jonë.
Ne mendojmë se data më e favorshmja, më e përshtatshmja, për qytetarin, për mërgatën, për institucionin, është data 28 dhjetor’’, ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)
