Abdixhiku: Kosova është e rraskapitur

  • A.P /
  • 04 December 2025 - 15:45
Abdixhiku: Kosova është e rraskapitur

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në mbledhjen e Këshillit në Përgjithshëm thotë se Kosova është e rraskapitur nga krizat dhe përplasjet politike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai thekson se LDK po hyn në një garë të re elektorale dhe se ata nuk janë parti e improvizimeve por e maturisë.

“LDK po hyn në një garë të re elektorale me një forcë.. Ne nuk jam parti e improvizimeve, jemi parti e maturisë, e vet shtetit dhe sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për këtë forcë. Kosova është e rraskapitur nga krizat e pazgjidhshme dhe e mbytur nga  përplasjet e panevojshme politike”.

“LDK ka qenë forca e qetësisë kur vendi kishte frikë, ka qenë forca e arsyes kur vendi kishte pasigurinë. Ka qenë forca e shtetit kur vendi rrezikonte shpërbërjen. Ka qenë forca e besës kur vendi luftonte për jetë, ka qenë forca e Rugovës kur askush nuk besonte se rruga e tij mund të fitonte. Dhe sot LDK është sërish po ajo forcë, forca që mbledh njerëzit rreth vlerave, jo rreth frikës. Rreth planeve për të ardhmen, jo rreth improvizimeve elektorale. Rreth një vizioni të qartë, jo rreth hakmarrjeve partiake. Pra, LDK mbet forca që mbledh njerëzit rreth shtetit e jo rreth individëve”.

Abdixhiku deklaroi se LDK është gati të marrë timonin e vendit me qeverisje të dinjitetshme.

“Prandaj në këtë moment nga kjo sallë do të dalë një mesazh i qartë për çdo qytetarë të Kosovës se LDK është gati. Gati të marr timonin e vendit, gati të jap qeverisje të dinjiteshme. Gati të zhbëjë dëmet e bëra”.

(Kosova Sot Online)