Kapiti: Kush është 'tradhtari', Kurti apo Osmani?

Kapiti: Kush është 'tradhtari', Kurti apo Osmani?
Kapiti: Kush është 'tradhtari', Kurti apo Osmani?

Skender Kapiti

  • 09 March 2026 - 07:31

Nga Skënder Sadri KAPITI

Opinioni publik dhe ai gazetaresko- mediatik në Kosovë janë në kërkim të tradhëtarit , në atë se a është Presidentja apo Kryeministri.

Deri pak kohë më parë gazetat dhe mediat në Kosovë botonin opinione që si tradhëtarë e akuzonin Kurtin, se përse ai nuk mbështeti dhe nuk propozoi Osmanin për Presidente.

Mirëpo ky mit për Osmanin u rrëzua për njëzet e katër orë. Dhe “tradhëtari” na doli Presidentja Osmani.

Në pamje të parë duket sikur Osmani, Presidentja politike e interesit personal, duket sikur ka mbështetje të madhe,ka opozitën politike,ka ndërkombëtarët. Pra Presidentja iu bashkangjit  politikisht opozites duke e cuar Kosovën në krizë institucionale.

Mirëpo ky komplot antiKurti e ka gabim, sepse ai duhet të llogarisë së pari vullnetin vendimtar, atë të popullit i cili në shumicë mbështet Kurtin.

Pra, kush është tradhtari këtu?

Tradhtarë është ai i cili injoron vullnetin dhe verdiktin popullor, ai që është kundër legjitimitetit demokratik.Tradhëtarë është ai dhe ajo politikë që shkakton pa shkak kriza në Kosovë.Tradhtari është ai i cili tradhëtoi LDK-në për interesa dhe karrierë personale dhe që i kërkoi mbështetje Kurtit, dhe që prej tij dhe LVV u bë edhe kryeparlamentare,edhe presidente.Tradhëtar është ai i cili tani tradhëtoi LVV-në dhe u kthye te ata të cilët i kishte tradhëtuar më parë.Tradhëtar është ai i cili është hipokrit, dredharak dhe mosmirënjohës , që për interesa personale dekretoi zgjedhjet e jashtëzakonshme . Tradhëtarë janë ata ldk-istë të cilët spekulojnë me Rugovën.

 Cfarë tradhëtie ka bërë Kurti?Kurti ka tradhëtuar tradhëtinë e tradhtarëve politikë.Ka tradhëtuar korrupsionin dhe politikën antipublike e antikombëtare të tradhtarëve.Kurti nuk kërkon votë dhe mbështetje te politikanët ndërkombëtarë, por ato i kërkon te shqiptarët, kërkon zbatimin e legjitimitetit demokratik,sovranitetit,kushtetutës ,shtetit dhe ligjit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".