Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Të premten pritet shi në gjithë Kosovën. Në disa vende mund të jetë më i dendur, sidomos gjatë ditës. Në zonat e larta malore parashihen reshje të lehta bore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas parashikimeve reshjet e shiut do të vazhdojnë deri në orët e para të së shtunës. Ndërsa në viset malore pritet të kemi reshje të lehta bore.
Edhe të dielën nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë shiu herë pas here. Reshje të lehta bore parashihen në viset malore.
(Kosova Sot Online)
