Policia ka arrestuar një të dyshuar

  • A.P /
  • 05 December 2025 - 10:15
Policia ka arrestuar një të dyshuar

Një rast i materialit me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve është raportuar në Gjakovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull, i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

“Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një telefon celular.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)