KQZ ka thirrur mbledhjen e 93-të për vitin 2025

  • A.P /
  • 08 December 2025 - 11:15
KQZ ka thirrur mbledhjen e 93-të për vitin 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur mbledhjen e 93-të për vitin 2025, e cila do të mbahet sot në ora 13:30, në zyrat e KQZ-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mbledhjen do ta hapë kryesuesi Kreshnik Radoniqi, ndërsa në rend të ditës janë përfshirë çështje kyçe që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 28 dhjetor 2025.

Pikat kryesore të rendit të ditës:

Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta dhe ato me kushte.

– Shqyrtimi i përbërjes së ekipeve për numërim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

 Këshilli për Personel

– Shqyrtimi i listës së kandidatëve potencialë për anëtarë të Komisionit të Pranimit për pozita të nivelit të ulët drejtues.

 Të ndryshme

– Çështje tjera procedurale dhe organizative.


(Kosova Sot Online)