Arrestohen dy persona, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 08 December 2025 - 12:05
Arrestohen dy persona, kjo është arsyeja

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë e Skenderaj, të cilët ishin në kërkim me urdhëresa të lëshuara nga gjykatat kompetente, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Njësitet policore në Mitrovicë e Skenderaj kanë arrestuar dy persona, të cilët ishin në kërkim me urdhëresa të lëshuara nga gjykatat kompetente. Të dyshuarit janë arrestuar në bazë të urdhëresave aktive dhe, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë proceduar më tej tek autoritetet gjyqësore. Policia e Kosovës vazhdon të zbatojë vendimet gjyqësore dhe mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.”

(Kosova Sot Online)