Papa Leoni XIV mirëpret Zelenskyn

  • A.P /
  • 09 December 2025 - 14:30
Papa Leoni XIV mirëpret Zelenskyn

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është pritur nga Papa Leoni XIV, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Takimi presidentit me Papën u fokusua në situatën aktuale të luftës në Ukrainë, rëndësia e dialogut dhe arritja e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Papa Leoni theksoi nevojën për nisma të vazhdueshme diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas.

Ai përmendi gjithashtu çështjen e të burgosurve të luftës dhe rëndësinë e sigurimit të kthimit të fëmijëve ukrainas në familjet e tyre.

Gjithashtu Zelensky pritet të takohet me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Romë gjatë ditës së sotme.


(Kosova Sot Online)