Haradinaj: VV-ja e Kurtit shkeli vullnetin qytetar

  • A.P /
  • 09 December 2025 - 15:05
Haradinaj: VV-ja e Kurtit shkeli vullnetin qytetar

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje shkeli vullnetin qytetar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe e bllokuan shtetin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një status në Facebook, Haradinaj u shpreh se zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit janë zgjedhje prej zorit.

“Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfit. Këto janë zgjedhje prej zorit.  Ne i kami mbajtur një palë zgjedhje të mira në shkurt të këtij viti, por ata që dolën të parët, në vend që ta realizojnë rezultatin e tyre e t’i krijojnë institucionet, u përcaktuan për bllokadë. E shkelen me këmbë vullnetin qytetar dhe e bllokuan shtetin”, ka shkruar ai.

Haradinaj u shpreh se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës.

“Prandaj këto zgjedhje janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës dhe unë jam i bindur se ky drejtim do të marrë fund një herë e mirë! Krah teje e kundër bllokadës!”, ka shkruar tutje kryetari i AAK-së.

(Kosova Sot Online)