Gërvalla: Ne e kemi pasur votën gjithmonë

  • A.P /
  • 10 December 2025 - 14:05
Gërvalla: Ne e kemi pasur votën gjithmonë

Donika Gërvalla, ashtu si shefi i saj Albin Kurti, thotë se i kishin numrat për formimin e Qeverisë, por më pas ‘u punua që të mos i kishin numrat’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Qartë i kemi pasur që në fillim, që në fillim”, thotë ajo.

Ajo thotë se ‘kryetarët e partive të tjera politike, disiplinuan deputetë të caktuar’.

“Gjithçka degradoi, gjithçka e humbi kuptimin e vetë, që atëherë nuk i patëm numrat, aty është punuar me muaj e muaj që të vimë në atë pikë që të mos i kemi numrat, të cilët qartë i kemi pasur që në fillim, që në fillim (i kemi pasë numrat).

Pyesni ju subjektet politike se kë është dashur ta disiplinojnë ata, duke mos ofruar mundësinë e votimit të fshehtë, të cilët kanë qenë më të ndërgjegjshëm që të mos e dërgonim vendin në zgjedhjet e reja.

Kryetarët e partive tjera politike e kanë luftuar cdo tendencë të votës së fshehtë, sepse ne ekemi pasur votën gjithmonë”, tha ajo.


(Kosova Sot Online)