Ja pse Von der Leyen e ndërpreu Vuçiqin

  • A.P /
  • 11 December 2025 - 12:05
Ja pse Von der Leyen e ndërpreu Vuçiqin

Shkëmbimi i papritur mes Vuçiqit dhe Ursula von der Leyen është bërë hit në rrjetet sociale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë në Bruksel, gjatë mbërritjes në takimin në Komisionin Evropian, i tha presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se “sapo ka marrë një mesazh nga Moska”.

Von der Leyen iu përgjigj: “Në rregull, le të presim derisa të….”, dhe i drejtohet kamerave.

Biseda u regjistrua para kamerave dhe shpejt tërhoqi vëmendjen e gazetarëve evropianë, duke pasur parasysh momentin e ndjeshëm në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si edhe kritikat e shpeshta ndaj Brukselit për mos­përputhjen e Serbisë me politikën e përbashkët të jashtme të BE-së.

Për momentin nuk dihet se me çfarë saktësisht ka të bëjë mesazhi nga Moska për Vuçiqin, dhe asnjëra palë nuk e ka komentuar zyrtarisht këtë ngjarje.

(Kosova Sot Online)