Policia ka dhënë detaje për plagosjen e në Pejë

  • A.P /
  • 15 December 2025 - 09:22
Policia ka dhënë detaje për plagosjen e në Pejë

Policia ka dhënë detaje për plagosjen e mbrëmshme në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari e ka plagosur viktimën aksidentalisht derisa ka manovruar me armë.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Bill Klinton, Pejë 14.12.2025-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka manovruar me armë ka plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas  trajtimit mjekësor është liruar. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”


(Kosova Sot Online)