Hamza: Ka ardhur koha për të vepruar
Kryetari dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka njoftuar se fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit do ta hapë të mërkurën në Prizren, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai shkroi në Facebook se koha është “për të vepruar”.
“Koha për fjalë ka përfunduar. Ka ardhur koha për të vepruar”, shkroi Hamza.
“Nga Prizreni i bukur, këtë të mërkurë, e nisim fushatën tonë. Ju ftoj të na bashkoheni! Bashkë. Përpara. #PDK130”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)
