Lushaku: Mos e hani forën pas viktimizimit të Glaukut

  • A.P /
  • 16 December 2025 - 15:05
Lushaku: Mos e hani forën pas viktimizimit të Glaukut

Jehona Lushaku e LDK-së ka komentuar paraqitjen e nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili shfaqi mospajtime me shumë prej deklaratave të bashkëpartiakëve të tij për çështje të ndryshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lushaku tha se Konjufca u viktimizua, ndërsa kërkoi që qytetarët të ‘mos e hanë forën’.

Ajo tha se për pesë vjet bënë “gjithçka” e nuk i dhanë askujt llogari dhe se tash gjetën “forcë me dalë si viktimë”.

Postimi i plotë:

MOS E HANI FOREN!

Pas viktimizimit të Glaukut, dilema më e rëndësishme është:

A po e hajnë këtë fore qytetarët?!!

5 vjet gjithçka me bë e mos me i dhanë kërkujt llogari, e me gjetë forcë me dalë si viktimë…

Nuk falet dëmi e keqqeverisja, që ia keni shkaktu Kosovës!

(Kosova Sot Online)