Ky vend shumë afër për pranim në BE
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic, ka bërë të ditur se presidenca e Këshillit të BE-së dhe shtetet anëtare kanë vendosur që të krijojnë një grup pune që të hartojnë traktatin për pranimin e Malit të Zi në BE, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Spajic ka thënë se numri rekord i kapitujve të mbyllur ka qenë motivim për Këshillin, për të hyrë në fazën finale të integrimit në BE.
“Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Shtetet Anëtare vendosën në takimin e djeshëm të krijojnë një grup pune për të hartuar Traktatin për Pranimin e Malit të Zi në Bashkim. Numri rekord i kapitujve të mbyllur është motivimi më konkret për Këshillin, si dhe për ne, për të hyrë në fazën përfundimtare të integrimit në BE me të gjitha forcat tona”, ka shkruar Spajic.
(Kosova Sot Online)
