Erion Veliaj reagon nga qelia

  • A.P /
  • 17 December 2025 - 14:30
Erion Veliaj reagon nga qelia

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në 46-vjetorin e lindjes ka bërë një reagim në Facebook nga qelia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Veliaj thotë se në këtë ditëlindje të pazakontë për të është gëzuar pa masë nga letrat dhe urimet që i kanë ardhur në paraburgimin e Durrësit.

Lexoni të plotë postimin:

Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.

Ju falënderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.

Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!

Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!

Faleminderit nga zemra!.


(Kosova Sot Online)