Arrestohen tre persona në flagrancë

  • A.P /
  • 17 December 2025 - 15:45
Arrestohen tre persona në flagrancë

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë më 4 qershor kishte zhvilluar një aksion kundër degradimit të mjedisit, ku ishin arrestuar 19 persona dhe ishin sekuestruar 40 mjete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Prokuroria thotë se ka pasur tentativë tjetër për dëmtimin e mjedisit. Tre persona janë arrestuar në flagrancë në orët e vona duke tentuar të eksploatonin zhavorr përreth lumit Drini i Bardhë.

“Megjithatë, më 17.12.2025 vetëm disa muaj pas këtij aksioni, ka pasuar një tentativë tjetër për dëmtimin e mjedisit. Lidhur me këtë rast, tre persona janë arrestuar në flagrancë, në orët e vona të natës, pasi tentuan të eksploatonin zhavorr përreth lumit “Drini i Bardhë”. Lidhur me këtë rast është sekuestruar një (1) kamion dhe një (1) eskavator.

Personat e arrestuar, gjenden në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338, dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”


(Kosova Sot Online)