Komuna e Prishtinës del me njoftim

  • A.P /
  • 19 December 2025 - 10:05
Komuna e Prishtinës del me njoftim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Muharrem Fejza” do të mbyllet përkohësisht për shkak të punimeve që po zhvillohen për lidhjen e rrugës me pjesën e “Skënder Çeku”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bazuar në njoftimin e Komunës, qarkullimi do të organizohet dhe menaxhohet në mënyrë të kontrolluar, përmes një shiriti rrugor, me qëllim të sigurimit të rrjedhës sa më të rregullt të trafikut.

Mbyllja e përkohshme do të ndodhë nga sot me fillim nga ora 20:00 deri të dielën e 21 dhjetorit në ora 20:00.

(Kosova Sot Online)