Kjo është gjendja në pikat kufitare

  • A.P /
  • 23 December 2025 - 14:15
Kjo është gjendja në pikat kufitare

Mërgimtarët tashmë ia kanë mësyer Kosovës për festat e fundvitit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këto ditë pikat kufitare me Kosovën kanë qenë më të ngarkuara, me pritje mbi tri orë.

Sot situata duket më qetë, pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta. Nga gjysmë orë mërgimtarët po presin në Jarinje dhe në Muçibabë.

Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë, me pritje deri në 10 minuta.


(Kosova Sot Online)