AUV’i asgjëson 19200 kilogramë mish pule

  • A.P /
  • 01 January 2026 - 15:50
AUV’i asgjëson 19200 kilogramë mish pule

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se janë asgjësuar 19200 kilogramë mish pule, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim shtohet se, në këtë ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

Komunikata:

Prishtinë, 31 dhjetor 2025                 

AUV asgjëson 19200 kg mish pule

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, me kërkesë të kompanisë APETIT dhe në kuadër të kontrollit zyrtar të realizuar nga inspektorët e AUV-së, në një ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia, nga kompania APETIT Sh.p.k., Vushtrri, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e përgjithshme prej 19,200 kg mish pule është asgjësuar, në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon të monitorojë situatën me vëmendje të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme.

AUV mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe në ofrimin e produkteve që janë në përputhje me standardet evropiane, për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

(Kosova Sot Online)