Moti sot do të karakterizohet me vranësira
Moti të premten në Kosovë do të karakterizohet me më shumë vranësira, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu, lokalisht edhe të përziera me sqotë, ndërsa në disa zona priten reshje të shiut të akullt, kryesisht në orët e para të ditës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth -2°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 4°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
