Numërimi i votave për deputetë drejt fundit

  • A.P /
  • 02 January 2026 - 14:45
Numërimi i votave për deputetë drejt fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas të dhënave të fundit, deri tani janë numëruar rreth 94 për qind e fletëvotimeve, ndërsa kanë mbetur edhe 148 kuti votimi pa u procesuar.

Megjithëse numërimi po shkon drejt përfundimit, renditja e pesë kandidatëve më të votuar brenda partive politike mbetet e pandryshuar.

Në Lëvizjen Vetëvendosje kryesojnë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Nga radhët e PDK-së, më të votuarit janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Ndërkaq, në LDK prinë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Sa i përket AAK-së, pesëshja kryesuese përbëhet nga: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.


(Kosova Sot Online)