Njihuni me parashikimin e motit për të martën
Moti të martën në Kosovë do të jetë kryesisht me vranësira, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë ditës priten reshje shiu herë pas here, me intensitet më të madh në pjesën perëndimore të vendit.
Në zonat malore dhe në lartësi të mëdha, reshjet do të shndërrohen në borë.
Temperaturat do të mbesin relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 8°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 11°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
