Parashikimi i motit: Reshjet e shiut do të vazhdojnë

  • A.P /
  • 07 January 2026 - 07:14
Parashikimi i motit: Reshjet e shiut do të vazhdojnë

Reshjet e shiut parashikohen të vazhdojnë gjatë ditës së mërkurë në Kosovë, me intervale të shkurtra me diell në mëngjes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet depërtimi i një fronti të ftohtë, ku në disa zona mund të bie shi i akullt, që krijon sipërfaqe të rrëshqitshme dhe rrit rrezikun në trafik.

Drejt mbrëmjes reshjet kthehen kryesisht në borë.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 6°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 9°C gjatë pasdites.


(Kosova Sot Online)