Shtyhet procesi mësimor për shkak të vërshimeve në gjithë Kosovën
Komuna të shumta të Kosovës janë përballur dje me vërshime, të cilat janë shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës dhe gjatë gjithë ditës të martën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Për pasojë shumë shtëpi dhe biznese janë përmbytur, ndërsa në dy komuna është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe është shtyrë fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të mësimit në shkolla në gjithë Kosovën.
(Kosova Sot Online)
