Janë evidentuar tri raste të ndara të posedimit të narkotikëve

  • A.P /
  • 07 January 2026 - 11:00
Janë evidentuar tri raste të ndara të posedimit të narkotikëve

Gjatë ditës së djeshme janë gjetur disa qese, paketime dhe cigare me narkotikë të llojit marihuanë, të peshave të ndryshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Së pari u hasen katër cigare me marihuanë, me peshë prej 4 gramësh. Më pas, u raportua gjetja e dy qeseve me marihuanë, me peshë prej 7 gramësh.

“Më 06.01.2026 është raportuar se janë gjetur pesë copë paketime me copa letre me narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 2 gramë” thuhet në raportin policor.

Lidhur me të tri rastet është njoftuar prokurori, teksa njësitet relevante po kryejnë hetimet e nevojshme.

(Kosova Sot Online)