Kjo urë rrezikon të shembet nga vërshimet

  • A.P /
  • 07 January 2026 - 14:00
Kjo urë rrezikon të shembet nga vërshimet

Ditëve të fundit ka pasur vërshime në disa komuna të Kosovës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një nga komunat e  prekura është edhe Prizreni.

Mediat atje raportojnë se ura mbi lumi Drin në fshatin Gjonaj është në rrezik që të shembet.

Sipas banorëve, lumi Drin nuk ka pasur asnjëherë prurje kaq të mëdha.

(Kosova Sot Online)