Presidenti përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës

  • A.P /
  • 08 January 2026 - 11:30
Presidenti përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka vlerësuar se Kosovës i duhet një president që qëndron mbi palët politike.

Në profilin e saj në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se një gjë të tillë e kërkon edhe Kushtetuta e Kosovës.

“Kosovës i duhet President që qëndron mbi palët politike. Kur flet për statusin e Presidentit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës thotë në nenin 83: “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”. Ndër detyrat kryesore të kreut të shtetit është të garantojë “funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë” (neni 84, pika 2).”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)