Njihuni me parashikimin e motit për sot
Fillimi i ditës së premte është i ftohtë dhe i thatë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë ditës vranësirat shtohen dhe në mbrëmje reshjet përhapen në gjithë vendin, nga perëndimi drejt lindjes.
Në ultësira bie shi, vende-vende shi i akullt, ndërsa në zona malore reshjet kalojnë në borë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth -5°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 4°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
