Për reshjet e mëdha të shiut, deklarohen nga komuna e Prishtinës

  • A.P /
  • 10 January 2026 - 17:05
Për reshjet e mëdha të shiut, deklarohen nga komuna e Prishtinës

Një mori rastesh janë shkaktuar në komunën e Prishtinës si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike. Kështu është deklaruar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në reagim thuhet se, ekipet emergjente në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Investimeve Kapitale, Ndërmarrjen Gjelbër dhe kompanitë kontraktuese të Kryeqytetit, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë njëkohësisht në 7 raste.

Postimi:

Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar një mori rastesh në Kryeqytet.

Si rrjedhojë, ekipet emergjente të drejtorisë sonë, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Investimeve Kapitale, Ndërmarrjen Gjelbër dhe kompanitë kontraktuese të Kryeqytetit, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë njëkohësisht në 7 raste.

Ju lutemi të keni kujdes gjatë lëvizjeve dhe të raportoni çdo rast emergjent në numrat:

 0800 122 33 ose

 0800 122 44

Siguria juaj mbetet angazhimi ynë i përhershëm!

(Kosova Sot Online)