Aksident i rëndë në një autostradë të Sllovenisë
Aksident i rëndë në një autostradë të Sllovenisë – raportohet për shpërthim të një cisterne, të përfshira edhe disa automjete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Për shkak të një aksidenti të rëndë trafiku, autostrada Styriane në Slloveni është mbyllur për të gjithë trafikun në të dy drejtimet.
Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident u përfshinë disa automjete dhe një kamion cisternë që shpërtheu, shkruajnë mediat e huaja.
Departamenti i Policisë së Mariborit ka thënë se ata ishin njoftuar për aksidentin në autostradën e Styrianit pranë Slovenske Bistrica në drejtim të Lubjanës rreth orës 8 të mëngjesit.
Sipas informacioneve fillestare, një furgon dhe një kamion u përplasën.
Si pasojë, të dy automjetet janë përfshirë nga flakët dhe operacionet e shuarjes së zjarrit janë zhvilluar në vendngjarje.
Për momentin, policia nuk ka informacione për persona të lënduar.
(Kosova Sot Online)
