Shqipëria është goditur nga një tërmet

  • A.P /
  • 16 January 2026 - 13:30
Shqipëria është goditur nga një tërmet

Rajoni i Shqipërisë është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 3.9 ballësh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bazuar në të dhënat e Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra në juglindje të Elbasanit, ose 18 kilometra në jugperëndim të Pogradecit.

Ndërkaq, thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra.

(Kosova Sot Online)