Policia aktivizohet për rastin e Arianit Sllamnikut
Raportimet se Arianit Sllamniku, e paska ilaçin për trajtimin e autizmit tek fëmijët, ngjallën reagime të shumta duke kërkuar reagimin e institucioneve të shtetit.
Konspiracionisti Sllamniku, pretendon se e ‘shëron’ autizmin ndonëse s’ka lidhje me mjekësi.
E në këmbim, kërkon 4 mijë euro, por medikamentet që ai ofron s’janë për njerëz, por të destinuara për kafshët.
Tashmë raportimi, ka vënë në lëvizje edhe organet shtetërore.
Rasti po trajtohet nga ana e policisë.
Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund të ju konfirmojmë se në lidhje me rastin për të cilën keni pyet, ky rast është duke u trajtuar nga ana e policisë së Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse. Për vazhimin e hetimeve lidhur me këtë rast do të ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Hashani.
(Kosova Sot Online)
