Përfundon dita e dytë e bisedimeve Ukrainë-Rusi
Ka përfunduar dita e dytë e bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara në Abu Dhabi,
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmi u konfirmua nga Diana Davityan, zëdhënëse e negociatorit ukrainas Rustem Umerov, e cila u përgjigj shkurt “Po”, kur u pyet nëse takimi kishte përfunduar.
Edhe agjencitë ruse të lajmeve raportuan se delegacioni rus është kthyer në hotelin e tij në Abu Dhabi.
Sipas burimeve zyrtare, dita e dytë e negociatave zgjati rreth tre orë.
(Kosova Sot Online)
