Arrestohet i dyshuari për disa raste të vjedhjeve
Në Gjilan është arrestuar një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai është dërguar në mbajtje.
“VJEDHJE E RËNDË- Rr. Raif Halimi, Gjilan / 25.01.2026 – 05:40. Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari kosovar i cili dyshohet se kishte qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
(Kosova Sot Online)
