Disa të lënduar nga aksidenti mes tri veturave
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ndodhi dje në mes të tri veturave në Mamushë të Prizrenit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ata, pas trajtimit mjekësor, janë liruar për në shtëpi.
“AKSIDENT TRAFIKU ME TË LENDUAR- Fsh. Mamush, Prizren / 25.01.2026 – 23:35. Është raportuar për aksident trafiku me të lënduar në mes të tri automjeteve, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një femër kosovare dhe pesë meshkuj kosovarë. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.”
(Kosova Sot Online)
