E rëndë: Babai plagos me thikë vajzën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit, ku babai ka plagosur me thikë vajzën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 12, ku policia u njoftua nga banorë të zonës për ngjarjen.
Ende nuk dihen rrethanat apo motivi si ka ndodhur plagosja.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
(Kosova Sot Online)
