Ja pse Trump akuzon sërish Bidenin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka akuzuar ish-Presidentin Joseph Biden, të cilin e ka quajtur të korruptuar. Gjithashtu Trump e akuzoi se ka lejuar “dhjetëra miliona emigrantë të paligjshëm “kriminelë” të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se Biden lejoi “qindra mijëra vrasës, përdhunues, rrëmbyes, trafikantë droge dhe terroristë të dënuar” të hynin në Shtetet e Bashkuara.
“Unë fitova zgjedhjet në një kthesë historike, dhe republikanët fituan shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, kryesisht sepse ne u zotuam të mbyllim kufirin, gjë që e bëmë, dhe nisëm deportimin më të madh masiv të kriminelëve të huaj të paligjshëm në historinë amerikane”, tha Trump.
(Kosova Sot Online)
