Rinumërohen rreth 74% e vendvotimeve
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar rreth 74% apo 1,887 nga 2,557 vendvotime, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zëdhenësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se procesi është përmbyllur në 27 komuna.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 74% apo 1,887 nga 2,557 vendvotime”, tha Elezi.
(Kosova Sot Online)
