Ky mot na mirëpret gjatë së mërkurës
Mëngjesi i së mërkurës në Kosovë do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në zonat e ulëta pritet mjegull e përkohshme, e cila do të tërhiqet gradualisht deri nga mesdita.
Gjatë orëve të pasdites priten reshje të dobëta shiu, vende-vende me intensitet të ulët.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 0°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 9°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
