Mexhuani: Albini – VV-ja do të humbasë me moszgjedhjen e Vjosës presidente

Mexhuani:  Albini – VV-ja do të humbasë me moszgjedhjen e Vjosës presidente
Mexhuani:  Albini – VV-ja do të humbasë me moszgjedhjen e Vjosës presidente

Ragip Mexhuani

  • 19 March 2026 - 17:23

Nga Ragip Mexhuani

Albini – VV-ja do të humbasë me moszgjedhjen e Vjosës presidente; ashtu edhe Vjosa – Lista “Guxo” do të humbasë nëse shkon në LDK-në e I. Mustafës – L. Abdixhikut!

 

Halil Geci, Ali K. Kelmendi, Msc. Muhamet Shabani, Brahim I. Avdyli, Idriz Zeçiraj, Florim Zeqa, etj.

Këto figura, më së shumti në librat dhe në shkrimet e tyre, i kanë lavdëruar Albinin dhe Vjosën dhe këtyre u takon t’i pajtojnë këta dy persona. Këta autorë, me shkrimet e tyre kombëtare, krahasohen me akademikët më të mëdhenj si: Mark Krasniqi, Ali Hadri, Fahri Xharra, Feri Arifi, Anton Çetta, i cili ka qenë nismëtar i pajtimeve të gjaqeve në vitet ’90.

 

Përçarja e A. Kurtit dhe V. Osmanit i ringjalli partitë opozitare që të bllokojnë dhe të mos votojnë presidentin/en, si vitin e kaluar kur mbi 60 herë bllokuan, nuk votuan qeveri e as parlament. Qëllimi i kësaj opozite është të bllokojë, të mos votojë dhe ta lërë shtetin pa institucione. Të mos votohen as gjërat elementare me 2/3, si vettingu, ndërkohë që këta politikanë janë pasuruar në dëm të popullit të Kosovës.

 

PDK, LDK dhe AAK po mundohen, pa vota, të vijnë në pushtet, madje edhe në koalicion me VV-në, me qëllim që ta minojnë nga brenda, siç e përçanë Albinin dhe Vjosën. Ata që i lavdërojnë Albinin dhe Vjosën në kohën e përçarjes së tyre nuk ua duan të mirën këtyre dhe as kombit. Për përçarjen e këtyre dy personave faj kanë edhe bashkëpartiakët dhe këshilltarët e tyre, që nuk i këshilluan.

 

Këta – Albini dhe Vjosa – e zhgënjyen popullin! Populli është më i mençur se këta! Kosova nuk është as e Albinit, as e Vjosës, por është e popullit, dhe populli dëshiron që Albini dhe Vjosa të qeverisin Kosovën: Vjosa presidente, Albini kryeministër.

 

VV-ja nuk e përfilli vullnetin e popullit që Vjosa të propozohej për presidente, e cila do të ishte zgjedhur presidente. Përçarjen Kurti–Osmani e shfrytëzuan PDK, LDK, AAK për të bllokuar dhe për të mos votuar, si vitin e kaluar. VV-ja humb vota duke mos e votuar Vjosën. Ashtu edhe Vjosa humb duke shkuar në LDK-në e I. Mustafës, A. Hotit dhe L. Abdixhikut.

 

I. Mustafa me B. Bukoshin ia patën ndërprerë financat Kryesisë së LDK-së së I. Rugovës, ndërsa L. Abdixhiku e pati larguar fotografinë e I. Rugovës nga zyra (Çim Peka).

 

Rrëzimin e Q. Kurti, V. Osmani e quajti akt të turpshëm, dhunim të vullnetit të popullit të Kosovës, puç të organizuar më 25 mars 2020 nga H. Thaçi, I. Mustafa, K. Veseli, R. Haradinaj, F. Limaj, B. Pacolli dhe Goran Rakiqi.

 

Pas rrëzimit të Q. Kurti, më 23 prill 2020, u zgjodh A. Hoti kryeministër. Seanca ku u votua Q. Hoti u bojkotua dhe nuk u udhëhoq nga kryetarja e Kuvendit, V. Osmani.

 

V. Osmani nuk e kishte votuar as I. Mustafën për kryeministër. Seanca ishte bojkotuar edhe nga VV-ja. Përkundër presionit të I. Mustafës, z. V. Osmani nuk e votoi H. Thaçin për kryetar, i cili nuk ishte faktor uniteti.

 

Grupi i LDK-së, në krye me I. Mustafën, sulmoi V. Osmanin për qëndrimin e saj pro Q. Kurti. Këto janë arsyet që I. Mustafa ta shkarkojë V. Osmanin nga të gjitha funksionet në LDK dhe të përjashtohet (Muhamet Shabani, 2021).

 

Krerët e partive opozitare i nxitën 80 deputetët, me Vjosa Osmanin, që ta votojnë Demarkacionin, me të cilin iu dhanë Malit të Zi mbi 8.200 ha. Për habi, edhe kryeakademiku Hivzi Islami, i cili ishte edhe kryetar i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, duke nënshkruar, pranoi që 8.200 ha t’i dhurohen Malit të Zi (Ali Kelmendi, 2018 – Muhamet Shabani, 2021).

 

Duhet votuar Vjosa Osmani për presidente, me kusht që të angazhohet maksimalisht edhe ndërkombëtarisht për kthimin e mbi 8.000 ha që iu dhanë Malit të Zi më 2018 nga 80 deputetë, me Vjosa Osmanin. Përderisa Vjosa e ka këtë gabim të madh, kundruall të tjerëve që kanë shumë gabime të mëdha, duke përjashtuar kryeministrin Albin Kurti, i cili e shtriu sovranitetin në veri, presidentes i mbetet kthimi i mbi 8.000 ha nga Mali i Zi, për çka obligohet, pasi edhe vetë ka votuar.

 

Kjo opozitë, për 20 vjet, e shkatërroi, e uzurpoi dhe e copëtoi Kosovën. Kosovën e bënë me 58 minishtete serbe-kishtare dhe e pranuan Asociacionin (Bashkimin e Komunave Serbe). Këto parti opozitare ua kanë humbur ardhmërinë gjeneratave të reja.

 

Para luftës 1998–1999, një banori i takonin 56 ari tokë. Në vitin 2014, toka u përgjysmua në 28 ari për një banor.

Me këtë ritëm të ndërtimit pa kriter, parashihet që në vitin 2050, në Kosovë, një banor do t’i ketë vetëm 4 ari tokë bujqësore (Shefqet Sh. Pllana, prof. Dr. Asllan Pushka, prof. Nevzat Krasniqi, 2018).

 

Krerët e këtyre partive i uzurpuan – kinse i blenë – nga 1 euro dhe 3.75 euro një ari të tokës shoqërore-publike, që ishte 178.853 ha (Ismail Kastrati, 2021). Në Kosovë funksiononin 1.733 ndërmarrje industriale (Prof. Nexhat Çoçaj, 2004). Nga APK-ja janë privatizuar/shitur 1.300 ndërmarrje publike për 760 milionë euro, kurse vetëm Kombinati i Duhanit në Nish, Serbi, është shitur mbi 520 milionë euro (Prof. Dr. Musa Limani, 2018).

 

Kjo opozitë nuk ka merituar ta udhëheqë shtetin as dy mandate.

A e patën parasysh Albini dhe Vjosa kush ishte kjo opozitë?!

 

Thashethemet e popullit, kinse Edi Rama e ka nxitur Vjosën kundër Albin Kurtit. I takon vetë Edi Ramës ta sqarojë këtë. Po ashtu, i takon edhe Spiropalit të deklarohet se çfarë porosie i solli nga Edi Rama Kurtit. Votuesit po kërkojnë sqarim dhe ballafaqim në një nga televizionet, mes Albinit dhe Vjosës.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".