Deri tani në QNR janë rinumëruar 80 për qind e votave

  • A.P /
  • 28 January 2026 - 08:20
Deri tani në QNR janë rinumëruar 80 për qind e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Deri në orën 07:00 të mëngjesit të së mërkurës, janë rinumëruar gjithsej 80.60% e votave, apo 2.061 nga 2557 vendvotime.

Ndërkohë, të martën, KQZ kishte bërë të ditur se procesi i rinumërimit ishte përmbyllur në 28 komuna.

(Kosova Sot Online)