Ky është moti për të shtunën

  • A.P /
  • 31 January 2026 - 07:22
Ky është moti për të shtunën

Të shtunën në Kosovë mbizotëron mot kryesisht i vranët, me kthjellime të herëpashershme gjatë ditës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në disa zona priten reshje të lehta shiu, ndërsa në viset malore mund të ketë edhe ndonjë rrebesh të shkurtër bore.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 3°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 7°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)